Sorry, no posts matched your criteria.

Një tjetër hit! Noizy ka një super bashkëpunim me Elgit Dodën

Noizy dhe Elgit Doda vinë në një tjetër bashkëpunim pas super hitit që nxorrën para 6 vitesh, “Vetëm ti je”.

Lajmin e ka bërë të ditur Elgiti përmes një postimi në rrjete sociale, ku shihet Noizy nga studioja muzikore. Kënga do të quhet “Pa mu”.

“Another one ft Noizy”, ka shkruar Doda krahas fotos.

Kujtojmë që projekti më i fundit i Elgitit mban titullin “Tharë” publikuar rreth një muaj më parë.

Nga ana tjetër, Noizu solli dy javë më parë “Freestyle”, një diss i hapur ndaj gjithë kundërshtarëve të tij. Si fillim ai ironizon gjithë reperët dhe më pas tregon se si arriti me shumë punë këtu ku është sot.

“Sillma 1 reper këtu që din me bo rep, me tregu 1 histori a diçka nga jeta e vet. Vetëm femna, femna femna, sa të dua puçi, puçi, edhe Gucci, Gucci, edhe grosha edhe sushi. S’di ça dreqin kanë këto tipa vetëm pytje, intervista hajde këtu t’ju jap lajmet”, shprehet Noizy në këngën e tij për kolegët.

Ai nuk e ka konsideruar këtë këngë si diss, ndonëse fjalët për reperët e tjerë janë shumë goditëse.

“Nuk ishte diss… ishte straight rap me mësu nipat e mbesat. Shijojeni ju dua… ju nuk jeni thjesht fansa, por kam lidhje me krejt ju”, ka shkruar Noizy në një postim në Instagram

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com