Sorry, no posts matched your criteria.

Maskë për një fytyrë të butë dhe pastër si bebe

Kjo maskë e bërë në shtëpi i zhduk të gjitha problemet e fytyrës, qe nga shenjat, aknet, rrudhat etj. Nuk është e nevojshme të bleni produkte super të shtrenjta bukurie.

Ndonjëherë mjafton të kombinosh përbërësit e duhur dhe të arrini gjëra të mrekullueshme për fytyrën tuaj. E mira tjetër në ketë rast, është se maska që do bëni, do të jetë natyrale dhe me vetëm dy përbërës që gjenden kollaj (madje mund t’i keni në kuzhinë).

Sodë buke + vaj kokosi

Kombinimi i këtyre dy përbërësve është tejet efektiv dhe kushton shumë pak. Perveqse një produkt natyral, është edhe i sigurtë për çdo lloj lëkure.

Vaji i kokosit njihet për vetitë e veta antibakteriale dhe shëruese. Ndërsa soda e bukës është tejet e mirë për trajtimin e akneve dhe rikthimin e balancimit të pH të lëkurës. Çrregullimi i pH sjell probleme të tilla si aknet, lëkurë e thatë dhe pika të zeza.

Por përveç këtyre soda e bukës ndihmon edhe në uljen e skuqjeve të lëkures dhe zvogëlon poret e hapura.

Te përdoresh vetëm vajin e kokosit si pastrues për fytyrën është një ide shume e mire. Por të bashkosh edhe sodën e bukës është edhe me mire, pasi ky kombinim jo vetëm që siguron pastrimin e lëkurës, por depërton thelle ne pore dhe parandalon aknet dhe pikat e zeza.

Përbërësit:

2 luge çaji vaj kokosi -1 luge çaji sodë buke

Mënyra e përgatitjes:

Përzieni të dy përbërësit në një tas, duke përgatitur recetën vetëm për një përdorim. Sigurohuni që të formohet një pastë dhe më pas aplikojeni ne lëkurë me lëvizje rrethore.

Lëreni në fytyrë për 5 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Ndërkohë që e shpëlani fytyrën, masazhojeni lëkurën me lëvizje rrethore edhe një here.

Thani fytyrën me një peshqir të pastër. Bëjeni ketë maskë vetëm 2 herë në javë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com