Një histori dashurie e fortë, por e ndaluar/ Stiljano dhe Ersonelda rrëfejnë të vërtetën në “Dua të të bëj të lumtur”
Dje në “Dua të të bëj të lumtur” është transmetuar një histori dashurie shumë e bukur midis Stiljanos dhe Ersoneldës, por fatkeqësisht e ndaluar nga familjarët e vajzës me preteksin se janë kushërinj.
Ata janë njohur që në fëmijëri së bashku dhe janë tepër të dashuruar, por ama kurrë nuk e shijuan këtë histori dashurie deri në momentin që vendosën ta rrëfejnë këtë histori në studion e “Dua të të bëj të lumtur”.
Në prapaskenë ndodheshin familjarët e Ersoneldës të cilët e kishin shoqëruar atë në studion e programit te cilet kërkuan disa herë që transmetimi të ndërprehet. Ersonelda vazhdoi të rrëfente historinë e dashurisë me Stiljanon, ajo tregoi se kjo lidhje ishte ndaluar nga të gjithë familjarët e saj me argumentin se e kishte kushëri Stiljanon. Por e vërteta sipas Ersoneldës ishte shumë ndryshe:
“Ata dëshirojnë që unë të martohem me dikë tjetër, që ka para. Dikë nga jashtë Shqipërisë ose në kryeqytet. Ata thonë që po u martova me Stiljanon do rri në të njëjtin vend, por unë e dua Stiljanon”- tha Ersonelda.
“Ersonelda unë të premtoj se çdo gjë do ta kalojmë bashkë. Nuk ke arsye pse të kesh frikë nga askush, unë dhe ti do të jemi bashkë, nuk do të të lë kurrë vetëm!”- tha Stiljano.
E vendosur përballë një presioni kaq të madh, Ersonelda e frikësuar kërkoi që të thirreshin oficerët e policisë, pasi situata po bëhej tepër e rrezikshme për të dhe Stiljanon.
Policia erdhi në studiot e “Top Channel” duke shoqëruar në komisariat familjarët e Ersoneldës. Ersonelda pranoi propozimin për martesë të Stiljanos duke vendosur që të jetojë dashurinë e ndaluar për gjithë këtë kohë.