Sorry, no posts matched your criteria.

Një fëmijë të tretë?! Miriami dhe Albani zbulojnë planet për zgjerimin e familjes

Miriami dhe Albani janë prindër të dy fëmijëve, Ameli dhe Duam. Prej shumë vitesh tashmë po jetojnë historinë e dashurisë së tyre dhe në një intervistë për “Express Rozë” treguan se nuk kanë plane për një fëmijë të tretë.

Ato u shprehën se kapitullin e fëmijëve e kanë mbyllur dhe duan t’i përkushtohen vetëm dy fëmijëve që kanë.

Ata u shprehën të bindur se familja e tyre nuk do të zgjerohet më tej, sepse dy fëmijë janë mjaftueshëm për çiftin. Miriami tha se fëmijët duan kohë dhe energji, prandaj e kanë parë të arsyeshme që t’i dedikohen vetëm dy vogëlushëve të tyre dhe bizneseve.

“Për momentin jemi mirë me kaq. Ideja është që nuk është puna të bësh një fëmijë dhe ta lësh të rritesh. Fëmija do kohën tënde fizike, kohën tënde cilësore, energjinë tënde, dedikimin tënd, fëmija formohet më shumë prezenca nga prindit, të paktën kështu e shohim ne. 2 janë mjaftueshëm do thosha unë, fëmija i tretë janë bizneset, projektet e tjera që kemi krijuar”, tha Miriami, ndërsa Albani shtoi me shaka: “Jam unë fëmija i tretë se dola jashtë loje fare”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com