Sorry, no posts matched your criteria.

Netët e Klipit/Prej kohësh aludohen për një lidhje, Kledi i BBV i jep çmimin Evi Reçit

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur spektakli “Netët e Klipit Shqiptar” dhe u ndanë cmimet e këngëve më të pëlqyera për këtë vit. Evi Reçi ka fituar çmimin për klipin më të mirë të muzikës qytetare, me klipin “Mangava Tut”.

Në Netët e Klipit Shqiptar ka qenë i ftuar Kledi për t’i dorëzuar një çmim pikërisht Evit e s’do shumë mend të kuptohet se mes tyre ka diçka.

Ajo që ra në sy më së shumti ishin komentet që mikja e ngushtë e këngëtares dhe njëkohësisht moderatorja e spektaklit, Arjola Shehu tha kur Evi po ngjitej në skenë.

“E bukur si gjithnjë Evi, megjithëse komplimentat për Evin duhet ti bësh ti Kledi”, tha Arjola teksa dyshja u përqafua në skenë.

Kujtojmë se aludimet për një lidhje të mundshme mes tyre kanë ardhur kur ata publikuan foto të ndryshme në Instagram, por në vende të njëjta.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com