Sorry, no posts matched your criteria.

Monika për lidhjen Donald- Bora: Marketing i mirë i një telenovele turke me sezone

Bora, Donald dhe Beatrix duket se janë bërë temë bisede në intervistën e djeshme të Monika Lubonjës për “Mirage”. Gjatë bisedës ajo është shprehur se marrëdhënia mes Donaldit dhe Borës është bërë si telenovelë turke ndërsa shtoi se brenda shtëpisë mes tij dhe Beatrix kishte vërtetë kimi.

“Më duket se është kthyer në një telenovelë turke dhe po bëhet e mërzitshme. Një telenovelë që ata po e përdorin edhe për marketing. Çfarë do jetë realisht lidhja e tyre nuk e di asnjë. Thjesht po shoh se po bëhet një marketing i mirë i një telenovele turke me sezone. Nuk di çfarë të them për raportin e tyre. Nuk kam parë gjë. Dhe te Donaldi kur isha e ftuar nuk e pyeta sepse e dija që nuk do e jepte një përgjigje sepse do ta mbajë publikun pezull. Ai kështu ka vendosur e ne i shkojmë mbrapa. Është një menaxher i mirë”.- tha Monika.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com