Sorry, no posts matched your criteria.

Në ditën e lindjes Parashqevi Simaku prek fansat me dedikimin për të birin…

Parashqevi Simaku, e ka festuar dje 59-vjetorin e lindjes me një mesazh që ka prekur zemrat e ndjekësve të saj. Ajo ka ndarë me fansat një dedikim të dhimbshëm për të birin, Luke, i cili mungon edhe në këtë ditë të veçantë të jetës së saj.

“Çdo nënë, kur zgjohet në mëngjesin e ditëlindjes së saj, ëndërron që fëmija ta përqafojë dhe t’i thotë: ‘Gëzuar ditëlindjen, nëna ime! Sot, në ditëlindjen time të 59-të, zemra ime është e mbushur me mall për ty. Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ty… Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë.Zemra ime rreh gjithmonë me ty ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime. Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja – drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke!”

Mesazhi i saj ka bërë që shumë ndjekës të reagojnë me komente mbështetëse, duke e quajtur këtë një prej dedikimeve më të ndjera që ka bërë ndonjëherë artistja e famshme shqiptare.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com