Sorry, no posts matched your criteria.

Ndjeheni të lodhur në mëngjes? Fajin e ka dushi

Ka një mënyrë të drejtë dhe të gabuar për të bërë dush! E duket se njerëzit për vite me radhë kanë bërë dush në mënyrën e gabuar. Nuk ka asgjë si një dush i mirë dhe i nxehtë që të zgjoheni dhe të bëheni gati për ditën, por ndodh që mos t’iu ndihmojë që tu largojë gjumin.

Një dush me ujë të nxehtë mund t’ju kthejë sërish në gjumë. Dalja nga një dush me avull në një ambient të freskët shkakton rënie të papritur të temperaturës së trupit, e kjo çon në një gjendje më të relaksuar.

E për të luftuar këtë gjendje të përgjumur, duhet të përpiqeni që të përfundoni laheni njëherë me ujë të ftohtë, pastaj të nxehtë dhe sërish të ftohtë.

Me pak fjalë, pak para se të dilni nga dushi, rrini poshtë ujit të ftohtë për 30 sekonda dhe kthejeni nga i ngrohti, e në fund tek i ftohti.

 “The Sun” shkruan se ndryshimi i papritur nga uji i ftohtë përsëri në të nxehtë hap kapilarët nën lëkurë, gjë që rrit rrjedhën e gjakut.

Sipas hulumtimit, zhytja në ujë të ftohtë ka qenë e lidhur me një tolerancë të shtuar të stresit, një sistem më të fortë imunitar, djegie të shtuar të dhjamit – si dhe ka efekte anti-depresive.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com