Sorry, no posts matched your criteria.

Ndërron jetë aktorja e njohur, Helen McCrory

Aktorja e njohur, Helen McCrory, ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeccare pas një beteje heroike me kancerin.

“Ajo vdiq, ndërsa jetoi. Pa frikë. Zot ne e duam atë dhe e dimë se sa me fat jemi që e patëm në jetën tonë. Ajo shkëlqente kaq shumë. Shko tani vogëlushe në ajër dhe faleminderit”, ka shkruar ai në një postim në “Tëitter”.

 Helen McCrory është e njohur për rolet e saj në “Peaky Blinders” dhe në tre filma të “Harry Potter”.

Pas këtij lajmi të trishtë reagoi edhe autorja e Harry Potter, J. K. Rowling, përmes në postimi në rrjete sociale. Ajo u shpreh e trishtuar për ndarjen nga jeta të McCrory, duke theksuar se ajo ishte një aktore e jashtëzakonshme dhe një grua e mrekullueshme, që fatkeqsëisht u largua shumë shpejt.

Ndërsa krijuesi i “Peaky Blinders”, Steven Knight, shkroi në një postim: “Helen ishte nje aktore e madhe e brezit të saj. Ajo ishte shumë e fuqishme dhe e kontrolluar dhe kjo është shumë e trishtueshme”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com