Sorry, no posts matched your criteria.

Kush do të jetë partnerja e rradhës e Kanye West

Kanye West, reperi i famshëm, ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes së tij nga Kim.

Ai më në fund u bind t’i përgjigjej kërkesës për divorc Kim-it.

Sipas një përgjigje ligjore të paraqitur nga avokati i reperit, West, 43, kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të tyre: vajzat North, 7, dhe Chicago, 3, dhe djemtë Saint, 5, dhe Psalmi, i cili do të mbushë 2 vjeçe më muajin maj.

West ka kërkuar gjithashtu të drejtën e gjykatës për mbështetje bashkëshortore dhe që secili prej tyre të paguajë tarifat ligjore.

Pas gjithë kësaj ndarje që bëri bujë mediatike, mesa duket Kanye e ka rimarë veten dhe po kërkon një partnere në jetën e tij.

Thuhet se reperi po kërkon dikë që është në të njëjtin nivel me kreativitetin e tij dhe që të dy të flasin të njëjtën gjuhë si artist. Një burim ka treguar për “Page Six” se Kanye e di që marrëdhënia e tij e radhës do të jetë me një artiste dhe një person krijues, që të kuptohen më mirë me njëri-tjetrin.

“Unë jam Mikelanxhelo. Jam Pikaso. Unë jam pa asnjë dyshim artisti më i mirë i të gjitha kohërave. Kjo nuk është as pyetje, por është thjesht fakt”, ka thënë Kanye për veten e tij në një intervistë të dhënë për “GQ”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com