Sorry, no posts matched your criteria.

Ndarja me Andin dhe aludimet për një lidhje me Majk, flet Melisa

Melisa Lleshi është një emrat më të përfolur të kohëve të fundit si pasojë e ndarjes së saj nga Andi dhe aludimit për një lidhje të re me këngëtarin e njohur Majk.

Për ti sqaruar të gjitha këto aludime Melisa ka qenë e ftuar në një intervistë për “Pardon My French” në Top Albania Radio.

E pyetur se cila ka qenë arsyeja e ndarjes së saj me Andin dhe si po e kalon këtë periudhë post-ndarje Melisa tha se kjo ishte më e mira për të dy.

“Sepse ishte më e mira(Ndarja). Ishte e kam thënë dhe po e them dhe do vazhdoj ta them, unë meritoj më shumë. Tani kam kohën time për muzikën, ai ka kohë për të bërë gjithë gjërat e tij dhe i uroj më të mirat. Jam nonstop në studio me kolegët e mi, jam dhe me bashkëpunime. Më ka ndihmuar shumë muzika. Ishte një derë për mua ‘Për’Puthen’. Po tani i jam futur shumë me kokë, po i marr gjërat me zor.”

Ndërsa për lidhjen e shumë përfolur me Majk, Melisa konfirmoi dhe njëherë që mes tyre nuk ka asgjë më tepër sesa miqësi.

“Jo(Nuk ka asgjë). Madje na çuan edhe në hotel. Ka qenë dhe një rastësi kur jemi takuar. Madje dhe te fotot duket që gjithësecili është në punën e tij, thjesht jemi përshëndetur. Jemi njohur nga rrjetet sociale, thjesht kemi thënë suksese edhe kaq, gjëra shumë normale që fliten mes kolegësh.”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com