Sorry, no posts matched your criteria.

Khloe dhe Tristan, në pritje të fëmijës së dytë së bashku

Khloé Kardashian dhe ish-i i saj, Tristan Thompson, janë në pritje të një fëmije përmes një nëne surrogate. Ky lajm u bë me dije nga një përfaqësues i Kardashian për “People”.

“Ne mund të konfirmojmë se True do të bëhet me një vëlla ose motër që u ngjiz në nëntor,” i thotë përfaqësuesi PEOPLE. “Khloé është jashtëzakonisht mirënjohëse dhe e quan këtë gjë një bekim të bukur dhe të jashtëzakoshëm”.

Ky do të jetë fëmija i dytë për Kardashian me ish-partnerin e saj, të cilët janë prindër të vajzës 4-vjeçare, True. Megjithatë, një burim tha se pavarësisht se do të kenë një fëmijë të dytë së bashku, Kardashian dhe Thompson nuk janë bashkë dhe nuk kanë folur që nga dhjetori përveç çështjeve të prindërimit. Burime të shumta shtojnë se fëmija u ngjiz përpara se të zbulohej se Tristan do të bënte fëmijë me dikë tjetër.

Khloé dhe Thompson i dhanë fund zyrtarisht marrëdhënies së tyre romantike pasi u zbulua se lojtari i NBA-së kishte një fëmijë tjetër, i cili lindi më 1 dhjetor, me Maralee Nichols.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com