Ndanë fitoren në Festival, dikur Elsa Lila mentore e Albina Kelmendit
Elsa Lila dhe Albina Kelmendi kanë ndarë mbrëmjen e djeshme fitoren në Festivalin e Këngës.
Elsa Lila rrëmbeu çmimin e parë të jurisë, ndërsa Albina të dytin. Megjithatë votimi i publikut ishte ndryshe. Do të jetë pikërisht Albina dhe familja e saj ajo që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong vitin e ardhshëm. Por për rastësi, duket se dy këngëtaret njiheni vite më parë.
E në fakt, Elsa Lila dikur ka qenë mentore e Albinës në “The Voice of Albania”. Albina ishte konkurrente në “The Voice 4” dhe zgjodhi Elsa Lilën si trajneren e saj. Albina ishte e përzgjedhura e Elsës deri në netët e fundit, madje shkoi deri në finale ku u rendit e dyta.