Mos ndoshta sapo u zbulua se Billie Eilish dhe Cardi B patën një zënkë në “Met Gala”?
“Met Gala” u përfol për shumë gjëra, por u desh të kalojnë pak ditë që të zbulohet se ka pasur edhe një “përplasje” mes Billie Eilish dhe Cardi B. Të pranishmit thanë se Billie është dëgjuar duke komentuar reperen me fjalët: “Ajo është e çuditshme” dhe Cardi e ka dëgjuar e është mërzitur.
“Mos dëshiro të jesh i famshëm por të jesh i pasur. Më besoni nuk ju duhet fama sepse kur bëhesh i famshëm nuk mund të jesh vetvetja. Nuk mund të bësh shaka apo të rrahësh dike. Zoti më mallkoi me famë”- u shpreh Cardi në live në Instagram, një deklaratë kjo që shtoi dyshimet se dicka kishte ndodhur vërtet.
Shume ndjekës akuzuan Cardi B duke e quajtur atë mosmirënjohëse dhe se askush nuk e detyroi të merrte pjesë në mbrëmjen e Met Gala.
Disa burime thanë që e gjitha kjo ishte një keqkuptim i madh pasi Billie nuk po fliste fare per Cardin kur tha ato fjalë.
Asnjëra nga këngëtaret nuk është prononcuar deri më tani në lidhje më këtë temë.