Sorry, no posts matched your criteria.

Beatrix pranon se “nuk ia vlen të luftosh për gjërat që bëhen me detyrim”

Beatrix Ramosaj ka vendosur të publikojë së fundmi një “Ask questions” në Instagram duke kaluar më shumë kohë me ndjekësit e saj.

E pyetur nëse ka diçka për të cilën është penduar, Beatrix ka shkruar: “Kuptova dhe njëherë se koha kalon shumë shpejt. Është qejf për mua, jeta ime është qejf. Nuk jam e penduar, përshkak të gjitha ndjenjave që ndjej, momentet e vështira dhe lumturitë. Mendoj se është e gjitha një eksperiencë”.

Dikush tjetër e ka pyetur për mësimin më të madh që ka marrë nga ky vit dhe këngëtarja  nga Kosova është treguar si gjithnjë e sinqertë:

“Mësimi më i madh që mora këtë vit është të mos kërkoj asgjë: biseda, miqësi, lidhje, vëmendje apo dashuri. Nuk ia vlen të luftosh për çdo gjë që bëhet me detyrim. Lëri gjërat të rrjedhin vetë, ajo që ka për të ndodhur do të ndodhë.”, ka shkruar Beatrix.

Trixa ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të “Big Brother Vip” për ekperiencën e saj dhe lidhjen që krijoi brenda shtëpisë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com