Sorry, no posts matched your criteria.

Miqtë e Liam Neeson janë “pro” romancës së tij me Pamela Anderson

Pamela Anderson dhe partneri i saj në filmin “Naked Gun“, Liam Neeson, sollën kimi të pamohueshme në studiot e SiriusXM në Manhattan të mërkurën, ku moderatori Andy Cohen ndau disa detaje të rralla mbi romancën e tyre.

Cohen i cili ishte një “mik i ngushtë” i Natasha Richardson-it të ndjerë, e cila ishte e martuar me aktorin irlandez 73-vjeçar për 15 vite, deri në aksidentin tragjik me ski.

“Unë dhe të gjithë miqtë në këtë rreth, jemi shumë të entuziazmuar për çfarëdo që të jetë kjo gjë mes tyre,” u shpreh me entuziazëm moderatori 57-vjeçar i Bravo në SiriusXM më herët gjatë së mërkurës. Dhe mesa duket edhe cifti po e shijon shumë këtë romancë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com