Sorry, no posts matched your criteria.

“Megalomani”, shfaqja e artistëve të rinj që po shndërrohet në kryefjalën e artit në Kosovë, dhe jo vetëm

 “Megalomani”, është shfaqja që solli një koncept të ri në artin kosovar.  Nëpërmjet artit të kërcimit, kompleksitetit teatror, qasjes bashkëkohore, teknikave më të fundit të dansit, kombinimeve të gjuhës së trupit, fjalës, pantomimës,

Shfaqja “Megalomani” trajton fenomenet e “madhështisë”, pushtetet absolute, absurditetet e po këtyre fenomeneve si dhe pasojat e tyre. Tendenca e shfaqjes është që t’i ngritë disa pyetje rreth këtyre fenomeneve destruktive dhe shpesh të rrezikshme për individin, por edhe për shoqërinë. Çfarë na bën megaloman? Çka shkakton megalomania? Cili është ndikimi i fenomenit megaloman te ne?

A ka shoqëria përgjegjësi për efektet e drejtpërdrejta dhe anësore që shkakton megalomania? Ky projekt është realizuar nën drejtimin dhe konceptin e koreografit të njohur, Robert Nuha. Në të do të performojnë Altina Bunjaku, Lavdie Idrizi, Qendrim Makolli, Medina Koliqi, Genta Hoxha dhe Ibrahim Tusha. “Megalomani” do ta vazhdojë rrugëtimin edhe nëpër festivale e skena teatrore jashtë kufijve. Teatri eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, “Albania Dance Meeting Festival” dhe “Prizren Fest” janë tri ftesat e para.

Arti i të rinjve premton shumë për të ardhmen, duke sjellë në skenë, artistë të rinj, por shumë premtues jo vetëm për skenat shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com