Me bikini në krahët e një modeli italian, ish-bashkëshortja e futbollistit shqiptar konfirmon lidhjen e re
Erjona Sulejmani ditët e fundit ka qenë në qendër të mediave rozë, për shkak se po përflitet se ka nisur një romancë të re me modelin italian, Alessandro Basciano.
Bukuroshja shqiptare ka shpërndarë disa imazhe në rrjete sociale, ku shihet në shoqërinë e modelit. Njëherësh, ajo ka mahnitur me pozat e tjera, ku shihet me bikini duke theksuar linjat perfekte.
Së fundmi ajo ka pozuar sërish me Bascianon, por këtë herë, duke qëndruar në krahë të tij.
“Sytë nuk gënjejnë kurrë”, shkruan Erjona në foton e publikuar.
Kujtojmë që modelja u bë e njohur për opinionin e gjerë falë martesës më futbollistin Blerim Xhemajli, me të cilin ka një djalë.