Me 215 km/h, policia nuk e fal Fationin, ja gjoba e majme që mori
Pasioni për të ngarë me shpejtësi makinën, duket se do i kushtojë shtrenjtë ish konkurentit të ‘Përputhen’, Fatjon Kuqari.
Ndërsa filmoi veten duke drejtuar automjetin e tij tip Audi, me 215km/ orë e me tek e postoi në rrjetet sociale, Kuqari është gjobitur nga blutë e rrugores.
Kuqari është gjobitur nga “blutë” e rrugores me shumën 40 mijë lekë të reja, pasi publikoi në Instastory-n e tij një video duke ecur me shpejtësi të frikshme, 215 km/h me makinën e tij “Audi”.
Në konstatimin e punonjësit të policisë thuhet:
“Drejtuesi i mjetit është konstatuar duke ecur me shumë shpejtësi në autostradë. Me 215, me pamje filmike duke u bërë burim aksidenti për vete dhe për të tjerët”.Episodi vjen vetem pak dite pasi dy kosovarë u kapën mat nga policia duke bërë gara me makina luksoze në by-passin e Vlorës.