Martohet çifti i famshëm turk!
Çifti Serkan Çayoğlu dhe Özge Gürel, të cilët filluan lidhjen e tyre romantike pas takimit në serialin televiziv “Kiraz Mevsimi”, janë martuar. Çifti i njohur kanë kurorëzuar lidhjen e tyre 7-vjeçare me martesë
Ata zgjodhën qytetin gjerman të Karlsruhes-it , ku jeton familja e Çayoğlu, për t’i thënë “Po” njëri-tjetrit.
Gürel kishte veshur një fustan nga Özlem Kaya në dasmë ndërsa aktori mbante një kostum të dizenjuar nga Levon Kordonciyan. Kujtojmë se pak javë më parë, çifti shpalli fejesën, dhe mesa duket dasma paska qenë shumë afër.
Kujtojmë se Serkan Çayoğlu, e bëri propozimin surprizë për Özge Gürel gjatë pushimeve verore në Amerikë, ku mori përgjigjen “po”. Mësohet se çmimi i unazës së diamantit me dizajn të veçantë që e dashura e Serkan Çayoğlu, Özge Gürel mban në gisht ka vlerën 370 mijë lira turke.