Sorry, no posts matched your criteria.

Letra “sekrete” e Elizabeth II që duhet të hapet pas 63 vitesh

Një letër sekrete e Mbretëreshës Elizabeth II gjendet e mbyllur në një kasafortë në Sydney të Australisë. Ky lajm u bë publike nga media australiane “7NEWS.au”, duke raportuar ndër të tjera se kjo “letër u shkrua nga dora e saj në nëntor të 1986-s dhe thuhet se për 63 vjet nuk lejohet të hapet (deri në vitin 2085)”.

Thuhet se letra u shkrua në kohën kur mbretëresha ishte në Sydney dhe në pjesën e jashtme shkruhet mesazhi: “Në një ditë të përshtatshme për ju, në vitin 2085, ju lutem hapeni këtë zarf dhe përcillni te qytetarët e Sydneyt mesazhin tim për ta”, drejtuar kryetarit të bashkësisë, ndërsa poshtë gjendet edhe nënshkrimi i saj.

Elizabetha e II-të, që mori titullin e mbretëreshës në vitin 1952, vizitoi Australianë 16 herë. Sydneyn e vizitoi rregullisht me bashkëshortin e saj, Princin Philip.

Vizita e saj e fundit në Australi u bë në vitin 2011, kur u takua me kryeministren e atëhershme, Julia Gillard.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com