Sorry, no posts matched your criteria.

Leonardo DiCaprio sërish në mbrotje të Vjosës

Aktori Leonardo DiCaprio vijon të mbështesë ruajtjen e lumit Vjosa.

DiCaprio ka kërkuar në Instagram mbështetje që ‘Vjosa’ të jetë Park Kombëtar në mënyrë që zona të mbrohet nga digat dhe një kërcënim i ri si shpimet e naftës dhe gazit. Përveç mbrojtjes së lumit, aktori shprehet se do të rritej turizmi duke tërhequr rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit.

 “Aktivistët kanë punuar për mbrojtjen e Vjosës për një dekadë dhe përpjekjet e tyre kanë fituar mbështetjen globale. Nëse Vjosa do të bëhej park kombëtar, ajo do ta mbronte përgjithmonë nga kërkimet e naftës dhe digat aty pranë, ndër të tjera. Një Park Kombëtar i Vjosës do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura çdo vit dhe do të krijonte gjashtë vende pune në komunitetet lokale për çdo punë në parkun kombëtar,”-shruan DiCaprio në postin e tij.

POST A COMMENT