
Ledri bën tatuazhin më të bukur, gdhend emrin e Poem Blu
Ledri Vula, këngëtari i famshëm, ka bërë gjestin më të bukur: ka gdhendur emrin e vajzës së tij në trup.
Tatuazhi i tij ishte tepër kreativ, ku në vend të fjalës Blu ka bërë një “firmë” të të voglës, të cilës i ngjyen gishtat në bojën blu.

Fansa të tatuazheve ose jo, të gjithë e kanë pëlqyer këtë ‘vepër’ të Ledrit, që do ta mbajë përjetë në trupin e tij.