Sorry, no posts matched your criteria.

Lady Gaga gati për një tjetër rol të rëndësishëm në kinematografi

Lady Gaga është gati të luajë një rol të ri. Besojmë se të gjithë kanë ngelur të surprizuar nga aktrimi i Lady Gaga në dy projektet e saj të fundit të cilët sigurisht që do pasohen nga të tjerë. Këngëtarja është në bisedime të hershme për t’iu bashkuar kastit të filmit të ardhshëm “Joker: Folie à deux” me regji të Todd Phillips, i cili tashmë po kthehet në një muzikal.

Phillips zbuloi së fundmi titullin për vazhdimin, duke postuar një imazh të skenarit pranë një fotoje të Joaquin Phoenix duke lexuar se cila do të jetë historia e re për filmin e shumëpritur, paraardhësit e të cilit ishin padiskutim një sukses,

Gaga thuhet se do të luajë Harley Quinn, të luajtur më parë nga Margot Robbie në “Suicide Squad” (2016), Birds of Prey (2020) dhe The Suicide Squad (2021) dhe nga Kaley Cuoco në versionin e animuar të HBO.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com