Sorry, no posts matched your criteria.

Anxhela Peristeri do të jetë një nënë e rreptë dhe posesive

 Anxhela Peristeri ka qenë e ftuar në programin “Natë me Aulonën” ku ka folur mbi jetën e saj dhe planet për t’u bërë nënë. Anxhela u shpreh se është pak supersticioze dhe se privatësia i ka sjellë të mira ndaj dhe vazhdon që gjërat në jetën e saj t’i mbajë hermetike.

“Është një gjë krejt private e imja dhe nuk ka të bëjë më muzikën time. Nuk kam dashur dhe nuk dua të flas shumë për këtë pjesë”, tha këngëtarja.

Përsa i përket mëmësisë, Anxhela rrëfeu se nuk ka ardhur ende koha të bëhet nënë, por e imagjinon veten nënë të rreptë.

“Për femrat në karrierë është e vështirë të vijë ora biologjike por duhet të vijë në një moment. E mendoj veten si mami posesive se bëhem merak shumë për çdo gjë. Do isha shumë e rreptë dhe posesive.”- u shpreh këngëtarja.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com