Kush tha se janë ndarë, Kanye West dhe Irina Shayk më të dashuruar se kurrë
Dyshja më e përfolur e momentit, Kanye West dhe Irina Shayk po vazhdojnë të jenë në lidhje, pavarësisht raporteve dhe thashethemeve se ata janë ndarë.
Burime të afërta me çiftin kanë thënë për TMZ-në se ata janë ende bashkë, ashtu siç kanë qenë për muaj të tërë.
West dhe Shayk kanë qëndruar së bashku edhe me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.
Thuhet se çifti së bashku janë në një lidhje prej disa muajsh, pak kohë pasi West ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, Kim Kardashian me të cilën ka katër fëmijë. Ndërkohë, Irina ka një vajzë 4-vjeçare me aktorin e Hollivudit, Bradley Cooper.