Sorry, no posts matched your criteria.

Kush është Ivana Knoll? Tifozja e zjarrtë e Kroacisë që po çmend tifozët

Kroacia ka qenë një nga shkëndijat e ndritshme të Kupës së Botës 2022, duke sfiduar shanset për të arritur në gjysmëfinale në Katar.

Ndërsa paraqitjet në fushë kanë qenë veçanërisht spektakolare, një zeshkane në tribuna ka rënë në sy të tifozëve anembanë globit.

Ivana Knoll është parë shpesh në tribuna duke mbështetur ekipin e saj, e veshur me ngjyrat e vendit gjatë garës së tyre në turne.

Kush është Ivana Knoll?

Knoll (30 vjeçare) është një modele e njohur kroate dhe influencuese e mediave sociale.

30-vjeçarja ka mbi 2.5 milionë ndjekës në Instagram dhe faqja e saj ka ‘shpërthyer’ gjatë kohës së saj në Katar.

Si themeluese dhe pronare e markës së veshjeve ‘wearknolldoll’, modelja ka shfaqur veshjet edhe në paraqitjet që bëri në Kampionat Botëror.

Kjo ka përfshirë disa veshje mbresëlënëse të cilat shfaqin flamurin e Kroacisë.

Ku ka lindur Ivana Knoll dhe përse e mbështet Kroacinë?

Disa fansa mund të habiten kur mësojnë se Knoll në fakt nuk ka lindur në Kroaci, sipas disa burimeve.

Ajo lindi në Frankfurt, Gjermani, ku kaloi shtatë vjet përpara se të transferohej në Bosnje dhe Hercegovinë.

Pra, pse e mbështet ajo Kroacinë? Epo, ajo aktualisht banon në Zagreb dhe është tifoze e kombëtares.

Me kë është dhe me kë ka qenë në lidhje?

Knoll e mban jetën e saj private tejet hermetike, duke mos shfaqur të dashurin në rrjetet sociale.

Ndaj fansat kanë spekuluar se ajo aktualisht është beqare por kjo nuk dihet.

E njëjta gjë vlen edhe për ish të dashurit e saj, të cilët padyshim që do të befasohen tani pas ngritjes së famës së saj në Katar.

Knoll me siguri do të ketë shumë fansa kur të kthehet në Kroaci meqenëse modelja shpreson të kthehet në Zagreb me trofeun së bashku me Kroacinë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com