Sorry, no posts matched your criteria.

Dua Lipa dhe reperi i njohur në një romancë? Ja çfarë thonë burimet

Page Six ka mësuar së fundmi se Dua Lipa mund të jetë në një lidhje me reperin  njohur Jack Harlow.

Në albumin e tij të fundit ylli ka përmendur në njërën prej këngëve emrin e artistes me origjinë shqiptare.

Harlow ka treguar më parë se përpara se të publikonte albumin, ai e telefonoi Duan në ‘FaceTime’ për të marrë miratimin e saj.

Por duket se pasi u takua personalisht me  Jack në Brunch të Variety Hitmakers në Los Angeles në nëntor, këngëtarja duket se është mahnitur nga reperi dhe thuhet se ata kanë qenë në “komunikim të vazhdueshëm” që atëherë.

Ndërkohë, sipas burimeve thuhet “ai ishte shumë i interesuar për të dhe dëshiron të ketë një romancë mes tyre”.

Insajderët thonë se ai madje fluturoi në New York City për t’u takuar me të pas paraqitjes së saj në Z100 Jingle Ball të premten.

Page Six tregon se të dy u panë duke mbërritur veçmas në një restorant në Distriktin Meatpacking për drekë ditën tjetër. Thuhej se ata po përpiqeshin të mos shiheshin, teksa u futën në një hyrje private dhe më vonë u panë duke u larguar nga restoranti veçmas.

Sipas burimit pranë Harloë, “ai do të bëjë më të mirën, pasi ka qenë gjithmonë një fans i saj”.

Ose siç shprehet ai në këngë, “Dua Lipa, po përpiqem të bëj më shumë me të sesa të bëj një film”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com