Sorry, no posts matched your criteria.

Kritikoi Xhakën për ngjyrën e flokëve, kryeredaktori bëhet bjond pasi humb bastin

Kryeredaktori Andreas Boni kritikoi ashpër Granit Xhakën kur futbollisti shqiptar vendosi të lyente flokët në bjond. Por duket se pas një basti, Bonit i është dashur që edhe vetë të lyej flokët.  “Borxhet e basteve janë borxhe nderi. Unë kam kritikuar ashpër Granit Xhakën dhe kam premtuar të lyej flokët kur të arrijnë në çerekfinale, -shkruan Boni.

Kryeredaktori kishte vendosur bast me një tifoz, në rast se Zvicra do të kualifikohej, ai do t’i bënte flokët e bardha si Xhaka dhe ashtu ndodhi. Me një postim në Twitter ai ka treguar procesin e lyerjes së flokëve, duke bërë atë që premtoi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com