Sorry, no posts matched your criteria.

Konfirmohet çifti më i ri i showbizit shqiptar

Modelja e njohur shqiptare Dorina Gegiçi më në fund ka pranuar publikisht se është në një lidhje.

Dorina dhe menaxheri i njohur Denis Avdiu, i njohur ndryshe edhe si menaxheri i Butrint Imerit, e kanë pranuar lidhjen e tyre duke treguar se janë bashkë.

Aludimet e shumta për një lidhje dashurie mes çiftit kanë nisur që prej vitit të kaluar, por të dy i mohuan këto aludime.

Ka qenë ditëlindja e modeles që i ka shtyrë që të dalin publikisht bashkë. Avdiu ka publikuar një fotografi me partneren e tij modele.

“Urime ditëlindjen”, ka shkruar ai krahas fotos, të cilën e ka shoqëruar me një emoji zemër. Ndërsa modelja e ka ripostuar fotografinë në profilin e saj duke shkruar: “Të dua”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com