Sorry, no posts matched your criteria.

Kiara Tito flet për thashethemet për lidhjen me Mozzik: Më thoshin si ia bëre këtë Loredanës

Moderatorja Kiara Tito ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku ndër të tjera foli edhe për fotot që qarkulluan në rrjet. Ditë më parë u hamendësua për një lidhje mes saj dhe reperit Mozzik dhe e gjitha nisi pas një fotoje, ku Mozzik shfaqej para pasqyrës ku tregohej këmba e një vajze, e cila kishte veshur një fustan jeshil të njëjtë me të Kiarës.

Menjëherë Kiara reagoi duke shkruar: “Hello njerëz, më kanë ardhur këto foto në DM. Gjithashtu po lexoj edhe në portale, nuk para shprehem sepse përgjithësisht nuk i kushtoj rëndësi lajmeve nëpër portale (duke qenë se shumica mund të jenë edhe fake news), por doja t’ju thoja që nuk jam unë personi në foto dhe përpara se të bëni lajme, ju lutem vërtetojini rrethanat. Ju falënderoj”.

Por në programin “Goca dhe Gra”, prezantuesja dha detaje lidhur me thashethemet që qarkulluan.

Kiara: Isha në Prishtinë, kisha për të prezantuar një festival. Dhe mora një nga këto fustanet që janë seri, që i blejnë shumë vajza, markë e njohur dhe ekonomike. E mora me vete, e vesha, shkova për të bërë vetullat. Bëra një foto në pasqyrë. Në darkë pashë që po më bënin tag fansat e Mozzik. Më thoshin si ia bëre këtë Loredanës, si ia bëre Mozzikut. Sigurisht që ishte lajm i pavërtetë, duhet ta mohoja menjëherë.

Dalina: Kanë qejf ty të të lidhin me artistë, sidomos me ata të Kosovës?Kiara: Po, e kanë fiksim këtë pjesë (qesh).

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com