Sorry, no posts matched your criteria.

Nëse je një grua në biznes, në kërkim të një hapësire për t’u lidhur me sipërmarrës të tjerë, bashkoju nesër këtij klubi

Kush është gati të rrëmbejë mikrofonin dhe të ndihet e fuqizuar? Nëse je një grua në biznes në kërkim të një hapësire për t’u lidhur me sipërmarrës të tjerë me ide të ngjashme, bashkohu me klubin më të këndshëm më 30 qershor për një eksperiencë ndryshe: Frymëzim dhe fuqizim!

Ditën e nesërme, grupi më i fuqishëm i grave, “Global Woman Club” do të organizojë një takim me pjesëmarrjen e Fatma Haxhialiut, e cila është njëkohësisht edhe drejtoreshë rajonale e Global Woman. E ftuar speciale e këtij takimi do të jetë Grida Duma. Me eksperiencën e saj si grua në karrierë e tashmë edhe me një akademi dedikuar vetëzhvillimit, politikania e njohur do të flasë gjatë këtij takimi për sjelljen dhe të folurin në publik.

Nëse edhe ti dëshiron të njohësh sa më shumë shembuj të suksesit në biznes, e dëshiron të marrësh sa më shumë njohuri nga ekperiencat e grave të suksesshme, të ftojmë të bëhesh pjesë e këtij takimi i cili do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 09:00 – 12:00 në ambjentet e MAK Hotel Tirana.

Per bileta: https://globalwomanevents.com/tirana#section-ticket-book
✅data: e enjte 30 qershor
⏰ ora: 09:00 – 12: 00 pm

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com