Kërceu me “Qyqekun”, Remzie Osmani ka dy fjalë për Dua Lipën
Para pak orësh, Dua na ka kënaqur të gjithëve teksa ka publikuar në “Instagram” një video shumë të këndshme, ku shfaqet me gotën e rakisë në kokë dhe shami në dorë teksa kërcen këngën e “Hajde luj Qyqek” të Remzie dhe Nexhat Osmanit.
“Më trego që je shqiptar, pa ma thënë që je shqiptar”, ka shkruar këngëtarja përkrah videos, ku vihet re se rrethohet nga familjarët dhe miqtë e saj.
Teksa kjo video po bën xhiron e rrjetit në vendin tonë, nuk ka vonuar shumë reagimi i Remzie Osmanit, e cila e ka ripostuar këtë video në profilin e saj në Instagram, duke shkruar se është kënaqësi të shohësh një yll si Dua, që nuk harron gjuhën dhe muzikën shqiptare.
“Kenaqesi me e pa se si nje yll boteror si Dua, eshte kaq modeste dhe nuk e harron as vendin as gjuhen e besa as muziken shqipe. Faleminderit Dua. Je yll”, ka shkruar Osmani krahas videos teksa Dua këndon nën ritmet e këngës së saj.