Sorry, no posts matched your criteria.

Kërcënimet nuk paskan fund/ Shqipja tregon për herë të parë çfarë ndodhi pasi publikoi foton e Teas me Beartin

Shqipja, ish-konkurrente në “Për’puthen”, pas largimit të saj nuk i doli e keqja me Tean. Madje ajo e ka cilësuar atë si një person fallco dhe me një fjalor banal.

Shpesh në rrjetin e saj të Instagramit hidhte kunja në lidhje me Tean dhe se ajo nuk ishte ashtu siç hiqej në program.

Ajo hodhi “bombën” e saj duke postuar një foto të Beartit me Tean në Bogë.

“Çifti i parë që u përputh jashtë emisionit. Andi e ka lënë në emision o Fation Kuqari, se vërtetë ta hodhi fundin ty, por shigjeta ishte diku tjetër. E the mirë janë bërë dashnor me njëri-tjetrin. Faleminderit që jeni tallur me të gjithë ne.. unë kam fol gjithmonë me fakte, por çfarë të bëjmë që kanë njerëz sipër tyre që i mbulojnë”, shkroi Shqipja.

Dhe fill mbas kësaj fotoje dhe deklaratave të Shqipes, Tea publikoi një seri videosh duke mohuar çdo gjë dhe madje duke e ironizuar dhe tallur çdo gjë që kishte thën Shqipja.

Tea ka treguar se ajo nuk ndodhet në Bogë me Beartin dhe për ta vërtetuar këtë gjë ka publikuar një video nga ballkoni i shtëpisë së saj në Tiranë. Ndërsa përsa i përket bluzës, që Shqipja pretendonte se ja kishte marrë Beartit, ka treguar se në fakt e gjithë kjo është rastësi dhe se ata kanë blerë të njëjtën bluzë.

Ndërkohë, nuk vonoi shumë dhe fjalët që tha Shqipja për një lidhje të mundshme mes Teas dhe Beartit rezultuan të vërteta. Fotot e çiftit duke u puthur bënë xhiron e rrjetit.

Së fundmi, Shqipja ka treguar një detaj që nuk e dinim më parë.

E ftuar në rubrikën “Trotuar”, ajo ka deklaruar se është kërcënuar nga shoqëria dhe njerëz pranë Teas e Beartit pasi ka bërë publike ato foto.

“Kam marrë lloj lloj kërcënimesh, në rrjetet sociale dhe telefon pasi zbulova teatrin Tea-Beart. I njoh këta persona, por nuk intimidohem dhe s’më bën përshtpyje fare. Këta njerëz nuk e dinë se kë kam unë mbrapa.”, u shpreh Shqipja.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com