Sorry, no posts matched your criteria.

Më në fund, aktorja e njohur kurorëzon lidhjen e saj

Bella Thorne dhe i dashuri i saj, Benjamin Mascolo janë fejuar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë çifti.

“Ajo tha po”, shkroi Benjamin krahas fotos, ku Bella shihet me unazën e fejesës.

Kujtojmë se ajo është sot është ndër artistet më në zë të momentit, me një pasuri marramënedëse e karrierë super të pasur.

Por fëmijëria dhe adoleshenca e Bella Thorne nuk kanë qenë aspak fushë me lule dhe këtë e ka rrëfyer vetë kohëmë parë në një intervistë ku ka folur për librin e saj të ri  “The Life of a Ëannabe Mogul: Mental Disarray”.

“Nuk flas për një gjë të tillë në këtë libër, por në librin  e tretë tregoj për faktin që nuk kam ditur të lexoj dhe e kam mësuar vetë një gjë të tillë duke lexuar skenare.”- tregoi Thorne duke shtuar më tej se gjithashtu ajo nuk ka pasur as njohuritë bazike në matematikë dhe ka mësuar të numërojë duke numëruar paratë e të atit.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com