Sorry, no posts matched your criteria.

Këngëtari i njohur shqiptar rrëfen si reagon bashkëshortja kur i tregon si fanset e ngacmojnë!

Këngëtari i famshëm i muzikës popullore, Altin Sulku, ishte i ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’, ku rrëfeu shumë histori nga jeta e tij private. Ai tregoi se me bashkëshorten e ndaj një diferencë moshe prej 15 vitesh, por të dy janë shumë të lumtur dhe kanë mirëkuptim me njëri tjetrin.

Aq mirëkuptim, sa ai i tregon edhe për fanset që flirtojnë me të.

Ester Bylyku: A ka flirtuar ndonjëherë, ndonjë fanse e martuar me ty?

Altin Sulku: Shumë kanë flirtuar. Flirtojnë pafund.

Ester Bylyku: Po çfarë u ke thënë, se ti je i martuar vetë…

Altin Sulku: Unë i tregoj nuses drejt. Kemi një lidhje shumë të mirë, dhe për çdo gjë i themi njëri tjetrit.

Ester Bylyku: Po ajo çfarë thotë?

Altin Sulku: Po ajo e di si është puna ime. Ato flirtojnë, sepse unë mundohem tu përgjigjem në mënyrën më të mirë, jo se dhe unë bëj të njëjtën gjë. Ka nga ato të martuara që më ngacmojnë, por unë mundohem tu përgjigjem me respekt.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com