Kendall Jenner i punon një rreng motrave: Jam fejuar…
Kendall Jenner, modelja e famshme, është në një lidhje me basketbollistin e njohur, Devin Booker.
Lidhjen e ka bërë vetë të ditur modelja ditën e Shën Valentinit përmes një postimi në Instagram. Aq u desh sa çifti të fillonte të postonte shumë shpesh foto me njëri-tjetrin.
Së fundmi, modelja i ka luajtur një rreng të bukur motrave të saj, duke ju thënë se ishte fejuar me Devin (sigurisht kjo ishte një gënjeshtër). Gjatë një loje me motrën, Kourtney-n, Kendall u detyrua të shpikte historinë e fejesës dhe për ta bërë sa më të besueshme tek të afërmit e tjerë ajo gjeti një unazë, që të dukej se kishte marrë një propozim nga partneri.
Fillimisht ajo shkroi një mesazh të gjatë tek grupi i familjes, por askush nuk e besoi. Kylie Jenner ishte e para që nxitoi të telefonte Kendall, duke u shprehur: “Po gënjen”. Në fakt Kylie nuk e besoi për shkak se unaza nuk i qëndronte Kendall siç duhet dhe madje as Kim nuk e besoi.
“Kjo është idiotësi, pse duhej të na i bëje këtë gjë”, u shpreh Khloe e revoltuar pas rrengut të Kendall dhe Kourtney.
“Epo, të paktën e dimë që do gëzoheni shumë kur të vijë dita”, u shpreh Kourtney me shaka.