
Keidi Bajraktari, make-up artistja e re që është gati të zbukurojë VIP-at
Përditë e më shumë po shtohen të rinjtë frymëzues që tentojnë të ndjekin një karrierë të suksesshme. Sot do të donim të ndalonim tek Keida, një vajzë e re në moshë, por jo në ambicje. Tashmë emri i saj është një brand kur flasim për make-up artisten.

E reja e ka shndërruar pasionin e saj në qëllim, duke korrur mjaft sukses. Studio e saj e make-up është shndërruar në më të famshmen jo vetëm për personat e zakonshëm, por edhe për VIP-at. Me teknikat më in të momentit, Keidi di sesi të bëjë art në imazhin e klientëve të saj.

Është ende në hapat e saj të para dhe fama e saj ka kapërcyer tashmë kufijtë. Qëllimi i saj është të zgjerohet edhe më tej, duke e shndërruar emrin e saj në një destinacion bukurie, ndaj puna sistematike, risia dhe vullneti po e çojnë Keidin lart e më lart. Me larmishmërinë që e karakterizon, nuk do të jetë e lartë dita kur Keidin do ta shikojmë përkrah yjeve më të famshme jo vetëm shqiptar.

Artistja është shembulli më i mirë për moshat e reja, le të jetë Keidi një vlerë e shtuar për shoqërinë që kërkon shembuj e modele suksesi.