Sorry, no posts matched your criteria.

Me muzikë latine, J Balvin takon Papa Franceskun


Këngëtari i njohur kolumbian José Álvaro Osorio Balvín, i njohur si J Balvin është takuar me Papa Franceskun e Vatikanit.

Ky takim ka ndodhur gjatë samitit “Vitae” në Vatikan, ku ishte i ftuar edhe këngëtari. Ky samit mbledh personazhe të rëndësishme të cilët ndajnë eksperiencën e tyre me njerëzit duke i frymëzuar.

Këtë moment J Balvin e ka ndarë në Instagramin e tij, ku duket duke shkrepur disa foto me Papën.

“Pak prej nesh bëjnë selfie duke buzëqeshur. Nën ritmet latine me Papa Françeskun. Gjithmonë duke u argëtuar, me dashuri dhe tolerancë të lartë. P.S. Në fund një video në mënyrë që të kuptoni atmosferën,-shkruan kolumbiani.

Sakaq kujtojmë që një muaj më parë J Balvin ndodhej në Kosovë. Ylli latin me famë botërore performoi në “Sunny Hill Festival”.

Teksa ndodhej para të gjithëve, ai bëri edhe një gjest që e çoi peshë publikun e festivalit. J Balvin mori në dorë flamurin e Kosovës, duke e ngritur në mes të skenës.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com