Sorry, no posts matched your criteria.

“Ke sjellje seksiste”, Sazan Guri vazhdon replikën me Rudina Magjistarin në rrjetet sociale

Sazan Guri ka qenë i ftuar në emisionin e Rudinës dhe gjatë një diskutimi dhe me botuesen Arlinda Dudaj, pati një situatë që për drejtuesen e programit u konsiderua seksiste.

Ai ndërpreu Arlindën duke i thënë: “Të keqen vëllai, se je bërë dhe simpatike sot”.

Këtë koment, Rudina jo vetëm nuk e priti mirë, por e konsideroi si sjellje seksiste reagimin e Sazan Gurit: “Ke sjellje seksiste gjithë kohës, duhet ta korrigjoj. E ke të theksuar këtë dhe s’është hera e parë që ndodh”,- i tha ajo.

Sazan Guri nuk replikoi me moderatoren dhe gjithë këtë situatë e kaloi me sportivitet, por ai vendosi ta sqarojë situatën në rrjete sociale.

“Miq të dashur, më erdhi kjo video se nuk e kisha parë as vetë! Po kapët ndonje sjellje ‘seksiste’ time gjatë një bisede për lumturinë e njeriut, aman ma thoni që ta kem parasysh për herë tjetër….. t’ju vesh pa pikë interesi, t’ju bësh emision, të harxhosh kohë nga vetja dhe të etiketohesh kështu…këta qofshin, flm, e me respekt per secilin nga ju që do kushtojë pak kohë…”, shkruan Guri në një postim në “Facebook”.

Pas këtij postimi, vjen edhe një koment nga Rudina Magjistari. Moderatorja shprehet se postimi i Gurit nuk është aspak dinjitoz dhe sa herë ai ka qenë i ftuar në emision, interesi ka qenë reciprok nga të dyja palët.

“Përshëndetje, Sazan! Meqë paske ngritur këtu tabelën e qitjes e rri bën sehir, po të them që minimumi të më kishe thirrur me një tag në këtë pazar anadollak: do kishte qenë më e denjë nga ana jote.

E dyta, nëse akoma s’e ke kuptuar që ndërhyrja ishte seksiste, s’paske për ta kuptuar asnjëherë. Një kompliment jo me patjetër është seksist, por në varësi të kontekstit po. Kur një bashkëbiseduese të kundërshton me argumenta, ti pse i përgjigjesh me komplimente për pamjen e saj dhe pse jo për mendimet e saj, fjala bie? Ky është një mesazh i nënkuptuar, që bashkëfolesen nuk e merr seriozisht në debat dhe kjo sjellje quhet sjellje seksiste. Dhe sigurisht që më takonte të ta vija ne dukje, persa kohe kjo ndodh ne studion time dhe sa herë ndodh në studion time. S’po permend ketu gjuhen intimiduese me heret, që ta tolerova për fat të keq, e që në këtë video gjithashtu konstatohet fare lehte.

Dhe se treti, me duhet të të kujtoj sa herë ke ardhur në programin tim, këtu e vite përpara, që në fillimet e tua publike, nëse s’i mban mend, interesi ka qenë reciprok dhe ti këtë e di mirë. Dhe s’është aspak dinjitoze nga ana jote të shprehesh si më lart. Madje edhe këtë diskutim mund ta kishim bërë ndryshe, shumë më profesionalisht, por mesa duket fisnikeria nuk tregohet me gjithkënd bujare. Sa keq!”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com