Sorry, no posts matched your criteria.

Kallëzim penal ndaj vëllezërve Veshaj dhe Elgit Dodës për “dëmtim të trashëgimisë kulturore”

Elgit Doda, Romeo dhe Donald Veshaj kanë publikuar së fundmi këngën “Picasso”. Ndonëse nuk ka kaluar shumë kohë nga publikimi, ky projekt muzikor ka patur shumë reagime nga publiku ndër to edhe kritika të cilat lidhen me vendin e xhirimit.

Vëllezërit Veshaj do të përballen shumë shpejt me një padi pikërisht sepse xhiruan skena të videoklipit të tyre në muzeun e Artit Mesjetar në Korcë, sipas Iconstyle.

Nëpërmjet një postimi në Facebook avokati korçar, Esmerald Xhafa është shprehur:

“Kush ka lek,  p**dhë por nuk ka mend mund të prenotojë kundrejt pagesës që edhe fejesat apo martesat ti organizojë tek Muzeu i Artit Mesjetar.

Shumë shpejt besoj ditën e nesërme do depozitoj kallëzim penal për personat përgjegjës për këtë turp.”

Xhafa ka paralajmëruar një padi kundrejt këngëtarëve duke thënë se do të përballen me drejtësinë. Njëkohësisht ka bërë të ditur se do të padisë ministrinë e Kulturës, Drejtorin e muzeut kombëtar të Artit Mesjetar si dhe Drejtorin e Muzeut të Fotografisë që kanë lejuar të ndodhë ky xhirim.

Sipas pretendimeve të avokatit, regjistrimi i videoklipit të këngës “Picasso” ka dëmtuar ikonat dhe do të ngre akuzën për dëmtimin e trashëgimisë kulturore të muzeut.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com