Sorry, no posts matched your criteria.

Ju prezantojmë me konkurrentin e parë të “Dancing with the Stars”

“Dancing with the Stars” pritet të rikthehet në ekranin e Top Channel shumë shpejt në shtator. Në rolin e moderatores do të jetë Bora Zemani dhe aludohet se në ‘Gold Room’ do të jetë Donaldi, por mbetet një thashethem deri më tani.

Megjithatë konkurrenti i parë është zbuluar tashmë dhe sipas Kryefjala.com bëhet fjalë për moderatorin Isli Islami që do të jetë pjesë e spektaklit.

Isli ka treguar që ka talente të shumta dhe se di të këndojë shumë mirë. Mbetet akoma për të zbuluar detaje të tjera në vazhdim.

Lori Hoxha është rikthyer në drejtimin e Top Channel dhe ka zbuluar dhe shumë surpriza të tjera. Ajo do të vijë fuqishëm së fundmi në ekran dhe thuhet se do jetë producente në emisionin “Për’puthen”. Sipas zërave Olsa Muhameti do të largohet dhe produksionin po e merr në dorë vetë Lori Hoxha. Ka shume shanse që emisioni të ngjasojë me formatin origjinal të “Uomini e Donne”, nga ku u frymëzua fillimisht. Të njëjtat burime zbulojnë se Lori Hoxha do të vijë si producente dhe si prezantuese në vënd të Bora Zemanit do të vijë Ori Nebiaj. 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com