Sorry, no posts matched your criteria.

‘E njeh gjyshin prej bustit të tij’, Rudina Hajdari prezanton vajzën për herë të parë në publik

Rudina Hajdari ka qenë e ftuara e Rudina Magjistarit këtë të enjte ku na ka prezantuar me një anë tjetër të saj, marrëdhënien me të bijën. Ajo tregoi për vështirësitë që ndesh nga distanca, duke qenë se pjesën më të madhe të kohës e ka larg të bijën pasi Sihana jeton në Amerikë. Siç tha ajo, po përpiqet ta menaxhojë situatën duke i shpjeguar Sihanës punën që bën.

Po ashtu, Rudina tregoi se i ka folur së bijës edhe për të atin, Azem Hajdarin, të cilin Sihana e njeh nëpërmjet bustit të tij.

I kam treguar edhe për gjyshin, babain tim. I thosha shpeshherë që ky busti këtu është gjyshi”
“Edhe unë thoja është shumë i mirë” ,– ndërhyn vogëlushja kur kupton që e ëma po i fliste për të atin.

“Sa herë që shkonte te busti, thoshte gjyshi, gjyshi”.

“Te gjyshi ne shkojmë te parku”.

“Edhe çoni lule?

“Po”

“Ne shkojmë te “Qyteti Studenti”, te busti që është aty.”– ka qenë kjo biseda e shkëputur nga studio.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com