
Johnny Depp vizitë në Serbi, darkë me Vuçiç
Aktori i mirënjohur, Johnny Depp mbërriti në Beograd pasditen e sotme, rreth orës 2:20 pasdite. Aktori i Hollivudit shkoi në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës së bashku me Andrea Lervolino, producent dhe sipërmarrës italian, Monica Bacardi, producente dhe biznesmene italiane dhe aktorin Miloš Bikovi.
I nisur nga një fluturim privat nga Roma, ai mbërriti në Beograd i shoqëruar nga ekipi i tij. Deep do të qëndrojë vetëm një ditë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do ta presë aktorin e Hollivudit në darkën e organizuar, ku si Depp ashtu edhe Miloš Biković do të jenë të ftuar bashkë me partnerë të tjerë biznesi.
Kjo vizitë u organizua me rastin e prezantimit të serisë së parë të animuar të krijuar dhe prodhuar në Serbi në vetëm një vit “Puffins e pamundur”, pra pafini e pamundur.