Sorry, no posts matched your criteria.

Babai i Capital T sulmohet nga persona të maskuar, reagimi

Babai i reperit Trim Ademi, i njohur ndryshe me emrin e artit si Capital T, është dhunar ditën e djeshme nga persona të maskuar.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ai përmes një deklarate në rrjete sociale, duke informuar të gjithë se është mirë me shëndet dhe nuk ka pësuar lëndime fizike.Ndër të tjera, ai është shprehur se Policia e Kosovës është vënë në dijeni në lidhje me këtë rast dhe po kryen të gjitha hetimet për të mësuar cilët janë personat që fshihen pas këtij akti.

Kujtojmë që babai i reperit është President i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ndoshta ky sulm mund të lidhet me postin që ai mban.

Deklarata e plotë:

Duke pasur parasysh interesimin e madh të dashamirëve dhe të opinionit publik pas raportimit për sulm fizik ndaj meje, fillimisht dua të ju informoj se jam mirë me shëndet dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim siç është raportuar.

Është e vërtetë që sot rreth orës 8:00 jam sulmuar fizikisht nga persona të maskuar në parkun e Gërmisë, aty ku çdo ditë e praktikoj ecjen dhe vrapimin në natyrë.

Personat në fjalë më sulmuan në mënyrë tinzare, por që fatmirësisht kalova pa lëndime serioze.

Lidhur me këtë rast është informuar edhe Policia e Kosovës, e cila tashmë është duke i kryer hetimet.

Shpresoj dhe besoj se shumë shpejt personat e tillë do të dalin para organeve të drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar.

Përkundër sfidave në punë, por edhe pengesave të këtij lloji, do të vazhdoj me tërë energjinë time t’i shërbej futbollit dhe ngritjes së mëtejme të FFK-së.

Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi!

Me respekt,

Agim Ademi, president.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com