Sorry, no posts matched your criteria.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck rikthehen me njëri-tjetrin 17 vite pas ndarjes

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të aludimeve të shumta se janë kthyer prap bashkë mbas 17 vitesh të ndarë.

Dyshja mori pjesë në  koncertin e “VAX Live” në Los Angeles ditën e diel , ata udhëtuan bashkë drejt Yellowstone Club në Montana. Thuhet se ata të dy kanë pushuar bashkë aty për rreth 1 javë.

“Ata të dy ishin vetëm. Vetëm ata të dy”, tha një burim për “E! News”.

Ata kanë qëndruar bashkë në një njëjtin resort dhe kanë udhëtuar me njëri-tjetrin me një makinë. Pasi kanë përfunduar pushimet ata janë larguar sërish me njëri-tjetrin dhe pasi arritën në Los Angeles shkuan bashkë në shtëpinë e J.Lo në Bel-Air.

Ky lajm vjen një muaj pasi Jennifer u nda përfundimisht nga Alex Rodriguez pas 4 vitesh lidhje. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Jennifer shfaqet pas këtij momenti në shoqërinë e Ben Affleck. Pak ditë pas ndarjes, Ben u pa në shtëpinë e Lopez, por asokohe u tha se ata të dy janë thjesht miq me njëri-tjetrin.

“Ata kanë pasur një histori romantike, por në këtë pikë ata kanë vetëm miqësi. Të dy e admirojnë njëri-tjetrin profesionalisht, e respektojnë njëri-tjetrin dhe ndjehen rehat bashkë. Jennifer dhe Ben janë takuar shpesh herë që pas ndarjes së saj nga Alex. Jen dhe Ben kanë qenë miq gjatë viteve dhe të dy janë ende thjesht miq”, thanë disa burime për “ET”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com