Sorry, no posts matched your criteria.

Jehona Sopi feston ditëlindjen mes dedikimeve, surprizave dhe arritjeve

Thonë se liderat kanë lindur në muajin tetor. Dhe duket se kanë të drejtë! Sot feston ditëlindjen artistja e mirënjohur, Jehona Sopi. Publiku e ka njohur deri më tani si këngëtaren me potencial të hiteve, por prej kohësh ajo ka ‘treguar muskujt’ edhe në media. Jehona Sopi është Drejtoresha Ekzekutive e Global Woman Kosovo dhe besoj se jemi të gjithë në një mendje teksa flasim për punën e mrekullueshme që ajo ka bërë. Me shpirtin artistik që ka Jehona, ka ditur të gërshetojë filozofinë e Global Woman edhe në Kosovë.

Ndaj sot ajo ka shumë arsye për të festuar dhe po ashtu edhe miqtë dhe të afërmit kanë shumë urime për t’i dedikuar. Paraprakisht po ju ‘paralajmërojmë’ se sot Instagrami do të mbushet me urime dhe dedikime të ndjera për artisten me buzëqeshjen e artë. Në mbrëmje është rezervuar edhe festa surprizë për të, dhe ne jemi të sigurt që do të jetë një festë, ashtu si vetëm Jehona di. Deri atëherë nuk na mbetet gjë tjetër veç se t’i urojmë  drejtoreshës sonë edhe 100 vite të lumtura si dhe ditë plot arritje dhe buzëqeshje! Happy Birthday beautiful soul!!!

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com