Sorry, no posts matched your criteria.

Ja çfarë po ndodh me Kalush Orchestra, jeta e grupit pas festivalit europian

Ukraina këtë vit arriti të fitonte Eurovisionin. Grupi ‘Kalush Orchestra’ edhe pse u formua vetëm në vitin 2019, në 2022 fitoi vendin e parë në festivalin europian me këngën “Stefania”. Por, çfarë po ndodh me ta tani që festivali mbaroi?

Grupi ukrainas është përfshirë në një nismë të quajtur “Postcards of Ukraine”, që janë kartolina me monumente e godina të artit e kulturës që janë shkatërruar nga pushtimi rus. Në një intervistë për “Wake Up” anëtari i grupit, MC KylymMen, tregoi se kjo po bëhet me qëllim që të ndërgjegjësojnë botën se çfarë po ndodh dhe me qëllim që të mbledhin disa para për të rindërtuar këto ndërtesa.

“Që në fillim të pushtimit të plotë të vendit tonë në 24 shkurt, Rusia ka shkatërruar dhe dëmtuar pothuajse 430 objekte kulturore. Me qëllim që t’i tregonim botës se çfarë po ndodhte krijuam këtë projekt. Do të krijojmë qindra kartolina me foto të godinave që Rusia ka shkatërruar ku shumë yje të njohur do i paraqesin. Secili nga këto objekte kulturore do ketë një zë të tijin nga këta njerëz të famshëm. Dhe gjithashtu ne do të jemi një zë që do të shpreh këtë situatë, ‘Shtëpinë e kulturës’ që gjithashtu u shkatërrua. Është e rëndësishme për ne, sepse një nga anëtarët e bandës sonë ka performuar atje disa herë dhe ky vend është shkatërruar tashmë. Me qëllim që në të ndërgjegjësojmë botën se çfarë po ndodh dhe me qëllim që të mbledhim disa para për të rindërtuar këto ndërtesa.”-u shpreh ai.

Ndonëse sipas traditës, meqenëse Kalush Orchestra fitoi ‘Eurovision’ ai duhet të organizohet në Ukrainë vitin e ardhshëm, organizatorët kanë vendosur ta zhvillojnë në Britaninë e Madhe për shkak të situatës. Por, si e kanë pritur ata këtë vendim?

Sigurisht ne ishim të dëshpëruar kur dëgjuam këto lajme. Nga thellësia e zemrës donim ta mbanim në Ukrainë “Eurovision”. Kjo ishte jo vetëm një fitore e jona, por e gjithë Ukrainës. Por, po ashtu e kuptojmë si vazhdon lufta dhe nëse kjo situatë vijon deri vitin tjetër nuk mund të rrezikojmë jetët e qytetarëve, ukrainasve dhe kujtdo tjetër me qëllim që të festojmë në “Eurovision”. Nga njëra anë, jemi të mërzitur për këtë vendim. Nga ana tjetër, i jemi mirënjohës Britanisë që pranoi ta organizonte. Do bëjmë gjithçka që kemi në dorë që Ukraina ta fitojë sërish “Eurovision” dhe me shpresë ta mbajmë këtu në Ukrainë.”

I pyetur se çfarë kërkojnë nga bota që të dinë rreth Ukrainës dhe asaj me të cilën ata po përballen në Ukrainë, artisti tha: “E di që është e vështirë të ndjekësh luftën për më shumë se gjashtë muaj dhe njerëzit janë të lodhur. Çdo njeri do të jetojë dhe jo të dëgjojë për luftën çdo ditë. Por, ndërsa ju jeni lodhur duke dëgjuar për luftën, njerëz tanë jetojnë me luftën. Edhe ne jemi të lodhur, por nuk mund ta lejojmë vetes të jemi të lodhur por ne do vazhdojmë të luftojmë derisa të fitojmë.  Derisa të fitojë Ukraina. E gjithë bota na ka mbështetur. Ne jemi të gjithë të bashkuar dhe gjysma e popullsisë po del vullnetarë, të tjerë po mbledhin para. Jemi të bashkuar.”

Sa i përket këngëve të reja, ai tha se po punojnë shumë dhe në mënyrë të vazhdueshme, duke shtuar se kanë disa bashkëpunime shumë të mira që do i sjellin së shpejti.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com