Sorry, no posts matched your criteria.

Mozzik në një lidhje të re

Që Mozzik i pëlqen të aludohet për të dhe të jetë qendra e vëmendjes kjo dihet tashmë. E kemi parë jo vetëm në marketingun e përdorur gjatë lidhjes me Loredanën, por edhe pas ndarjes.

Këtë verë ai ka luajtur me statusin e tij duke thënë herë se është beqar, e herë duke publikuar foto me vajza të ndryshme. Ka qenë një video e publikuar nga ai në Instagram që ka marrë vëmendjen e fansave së fundmi.

Ai ndodhet me pushime siç ka treguar në Instagram ku ka publikuar video duke u larë në mes të detit. Por, ka marrë vëmendje fakti që videon e ka regjistruar një vajzë zëri i të cilës dëgjohet edhe në sfond. Gjithsesi nuk dihet nëse është partnerja e reperit apo jo.

“Kjo verë nuk do të na gjejë beqar”, shkroi Mozzik në një postim në Instagram para disa javësh duke ndezuar dyshimet se është në një romancë të re. Mozzik publikoi më pas një foto të shkrepur para pasqyrës me këmbën e një vajze, e cila kishte veshur një fustan në ngjyrë jeshil.

Reperi vendosi të zbulojë vetëm këmbën dhe veshjen e vajzës duke mos dhënë asnjë detaj më tepër. 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com