Sorry, no posts matched your criteria.

Ja çfarë këshille i jep Afërdita gjithë nënave

Afërdita Dreshaj, këngëtarja dhe modelja shqiptare, është bërë nënë për herë të parë.

Ajo prej kohësh është e martuar me hokeistin çek Jakub Kindl.

Ishte vetë Afërdita, e cila postoi në rrjetin e saj të Instagramit një foto me bashkëshortin dhe foshnjen e saj.

“Ne nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, ka shkruar ajo.

Sa i përket emrit të vogëlushit, Sky Blue, ajo ka zbuluar se e ka zgjedhur vetë dhe se i ka ardhur një ditë rastësisht në mendje.

“Ishte ideja ime… po qëndroja shtrirë një ditë dhe po relaksohesha dhe po ndjeja që po shkelmonte dhe thashë ai do të jetë Qielli ynë! Bashkëshortit tim i pëlqeu shumë ideja”, ka thënë Afërdita.

Gjithashtu Afërdita tregon se ka ende “rrugë” për të bërë për t’u dukur në top formë, por për momentin gjithçka që i intereson është bebushi. Pra, gjithçka me kohën e saj dhe s’ka aspak vend për stres.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com